- SH.A Ujësjellës Kanalizime Vlorë është organizuar si Shoqëri Aksionare ne baze te Vendimit te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane Nr.26332 , date.10.07.2001 ne përputhje me Ligjin Nr.9901,Dt.14.04.2008 “Për Tregtaret dhe Shoqëritë Tregtare” - SH.A SHRUKV po vijon drejt zhvillimit për te siguruar furnizim te qëndrueshëm ,te sigurte dhe te përshtatshëm me ujë, më çmime te përballueshme ne një mënyre te shëndetshme, ekonomik dhe mjedisore dhe ne përputhje me parimet e pranuara komerciale te tregut dhe normat ligjore. -SH.A. Ujësjellës Kanalizime Vlorë, mbulon me shërbim, Vlorën, Novoselën, Orikumin dhe Shushicën - SHRUKV SH.A funksionon ne baze te legjislacionit shqiptar ne fuqi dhe ne mënyre specifike ne baze te Ligjit Nr.9901,date 14/04/2008 “Për tregtaret dhe shoqëritë tregtare”, Statutit te shoqërisë miratuar me vendimin nr.35. Dt.21.07.2016 te Asamblesë se Aksionereve dhe Rregullores se Brendshme te funksionimit. - Shoqëria, brenda kufijve qe parashikon legjislacioni ne fuqi, mund te kryeje çdo operacion tregtar dhe financiar, i cili lidhet drejtpërdrejte ose tërthorazi me objektin e saj. - Shoqëria do te kryeje çdo veprim ligjor ne finalizim te qëllimit për marrjen e lejeve, autorizimeve, licencave dhe miratimeve te nevojshme për realizimin e veprimtarisë se saj.
OBJEKTIVAT
Shërbimi i furnizimit me ujë te pijshëm për konsumatorët dhe shitja e tij;.
Prodhimi dhe/ose blerja e ujit për plotësimin e kërkesave te konsumatorëve.
Mirëmbajtja e sistemeve te furnizimit me ujë te pijshëm.
Shërbimi i grumbullimit,largimit, dhe trajtimit te ujrave te ndotura dhe shitja e tij.
Mirëmbajtja e sistemeve te ujrave te ndotura, si dhe impjanteve te pastrimit te tyre.
Mbledhja e tarifës nga konsumatorët për këto shërbime
Jeni ju qe shume shpejte do te shikoni ndryshimet.
Historiku
Periudha e viteve 1912-1945 njihet si koha e disa ndërtimeve te rëndësishme ne Vlorë. Pikërisht ne ketë periudhe kane marre jete edhe disa prej investimeve te para te cilat janë kryer ne rrjetin e kanalizimeve si dhe te ujësjellësit. Ne vitet e pas çlirimit te vendit, 1945-1968, nisen ndërtimi i industrive te para ne qytet dhe për problemet komunale, lindi “Ndërmarrja Lokale” (Komunale). Kjo ndërmarrje e kishte qendrën pas kullave gjashtkeateshe, te Xhamia. Si pjese e aktivitetit te saj, ishte edhe furnizimi me ujë administrimi i Ujësjellësit te kohës
Periudha 1945-1980, solli një zhvillim te vrullshëm te Ujësjellësit, sektor i Ndërmarrjes “Banesa”. Ne ketë periudhe u ndërtuan disa blloqe banimi ne qytetin e Vlorës te cilat u lidhen me rrjetin e ujësjellësit. Ne vitet 1980-1990, u krijua Ndërmarrja Elektro- Ujësjellës. Krijimi i kësaj ndërmarrje, ishte kërkese e kohës ne përpjekje për te përmirësuar shërbimin e furnizimit me energji elektrike dhe ujë te pijshëm dhe për një administrim me te mire rrjetave inxhinierie. Ndërmarrja organizohet ne bazën e dy degëve. Dega Elektrike dhe Dega e Ujësjellësit.
Ne vitin 1991, u përballe me një tjetër problematike, me atë te lëvizjes demografike te popullatës brenda vendit. Te larguarit nga zonat rurale vendosen ne zonat urbane, ku nuk ka rrjet inxhinierie, ujësjellës-kanalizim.
SH.A Ujësjellës Kanalizime Vlorë është organizuar si Shoqëri Aksionare ne baze te Vendimit te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane Nr.26332 , date.10.07.2001 ne përputhje me Ligjin Nr.9901,Dt.14.04.2008 “Për Tregtaret dhe Shoqëritë Tregtare”