Publikime

Publikime të ndryshme periodike, fletëpalosje etj.

Shkarkoje

Kanalizimet

Për herë të parë në Vlorë, në fund të vitit 2015, nisi një punë e cila nuk ishte bërë prej vitesh, në drejtim të pastrimit të kanalizimeve të qytetit. Pas më shumë se 40 vjetësh, Bashkia e Vlorës, filloi pastrimin e disa kanalizimeve. Përmendim këtu punën e bërë në rrjetin e kanalizimeve në lagjen “10 korriku”, në zonën e mbi Spitalin e Vlorës, ndërhyrjet për pastrimin e Liqenit të Vlorës, pastrimi i kanalit në lagjen “11 janari”, pastrimi i rrjetit të kanalizimeve në zonën e Vilave, etj. Kjo punë e nisur do të vazhdojë, ndërsa jep garanci në mos përmbytjen e qytetit. Efektet kanë qenë të ndjeshme dhe të prekshme.

  • Mirëmbajtja e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm.
  • Shërbimi i grumbullimit, largimit, dhe trajtimit të ujërave të ndotura
  • Mirëmbajtja e sistemeve të ujërave të ndotura, si dhe impjanteve të pastrimit të tyre.
  • Mbledhja e tarifës nga konsumatorët për këto shërbime,

Rrjeti i kanalizimeve përbëhet nga tubacione me diametër nga 200mm deri në 2000mm. Materiali i tubacioneve është beton, beton armë dhe PE i brinjëzuar.Në përbërjen e tij rrjeti i kanalizimeve ka edhe puset e kontrollit si element bazë për kontrollin dhe mirëmbajtjen e tij.

image

Problematikat në rrjetin e kanalizimeve.


  • Ndërtimi i shtesave anësore të pallateve mbi rrjetin e kanalizimit ekzistues.
  • Ndërhyrjet arbitrare në rrjet të subjekteve private.
  • Keqtrajtimi nga ana e banorëve të qytetit.
  • Mosrespektimi i kushteve teknike të zbatimit.

Kanalizimet

Shërbimi i grumbullimit, largimit, dhe trajtimit të ujërave të ndotura dhe shitja e tij.

Mirëmbajtja

Mirëmbajtja e sistemeve të ujërave të ndotura, si dhe impjanteve të pastrimit të tyre.

24 Në shërbim

T'u shërbejë qytetarëve kudo ku ata ndodhen. Jo vetëm në qytet, por edhe në zonat rurale.